Përshkrimi
Hari Lena GROUP ka 30 vjet përvojë në shpërndarjen e produkteve të ndryshme ushqimore dhe industriale dhe kërkon staf të ri, energjik.
Roli i hapur është Specialist/e Finance.
Objektivi i këtij roli është garantimi i raportimit të saktë financiar, respektimi i kërkesave rregullatore dhe administrimi efikas i financave.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore të rolit përfshijnë:
- Administrimin, regjistrimin, verifikimin dhe rakordimin e dokumenteve financiare të kompanisë në përputhje me legjislacionin në fuqi, përfshirë Fatura, arka, banka dhe listepagesa.
- Kryerjen e deklarimeve dhe kontrolleve mujore të librave, sigurimeve dhe tatimeve të ndryshme.
- Rakordimin dhe ndjekjen e furnitorëve dhe klientëve.
- Menaxhimin e marrëdhënieve me institucione të ndryshme, si QKB, Drejtoria e Tatimeve dhe Bankat.
- Hartimin e raporteve financiare periodike.
- Analizimin e të dhënave financiare, llogaritjen e kostove dhe marzheve të kompanisë, si edhe dhënien e sugjerimeve për nevojat e drejtimit.
- Zbatimin e politikave dhe procedurave të kompanisë.
Kualifikimet
- Diplomë në finance ose kontabilitet.
- Mbi 5 vjet përvojë pune në pozicione të ngjashme.
- Përvoja në kompani prodhuese konsiderohet avantazh.
- Njohuri të mira të paketës MS Office; njohja e programeve ERP përbën avantazh.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi të mira organizative dhe saktësi në punë.
- Ruajtje e konfidencialitetit, si edhe korrektësi dhe integritet.
Dokumentet e kërkuara