Përshkrimi
Billa Home, pjesë e Billa & Co Sh.p.k, vepron në fushën e mobilieve dhe sjell produkte që bashkojnë cilësinë, prakticitetin dhe stilin modern. Me përkushtim ndaj standardit të lartë dhe kujdesit për klientët, kompania synon të forcojë ekipin me profesionistë të motivuar dhe seriozë.
Detyrat
- Të mbikëqyrë dhe të vlerësojë blerjet sipas produkteve dhe kategorive përkatëse.
- Të hartojë raporte të rregullta mbi ecurinë e procesit të blerjeve.
- Të ndjekë zhvillimet e tregut, aktivitetin e konkurrencës, produktet dhe lëvizjet e çmimeve.
- Të komunikojë dhe të negociojë me furnitorët lidhur me çmimet, kushtet e pagesës, afatet dhe termat e furnizimit.
- Të përcjellë porositë nga momenti i konfirmimit deri në përfundimin e tyre.
- Të bashkëpunojë me ekipet e shitjeve dhe të magazinës për nevojat e furnizimit dhe menaxhimin e nivelit të stokut.
- Të administrojë dhe të përditësojë të dhënat dhe dokumentacionin që lidhet me furnitorët dhe me blerjet.
- Të dallojë mundësi për uljen e kostove dhe përmirësimin e procedurave të blerjes.
Kualifikimet
- Të ketë përvojë të mëparshme në fushën e blerjeve, me përparësi në sektorin e mobilieve.
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze, si në komunikim me gojë ashtu edhe me shkrim.
- Të ketë aftësi të mira për punë në ekip, komunikim të qartë dhe bashkëpunim me departamente të ndryshme.
- Të ketë njohuri në përdorimin e programeve bazë të paketës Microsoft Office.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese + bonuse në bazë të performancës.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- Ambient pune profesional dhe bashkëkohor.