Përshkrimi
Specialisti i Shitjeve ka për detyrë të gjejë dhe të sigurojë klientë të rinj, të promovojë shërbimet e rekrutimit dhe të ndërmjetësimit në punësim dhe të ndërtojë bashkëpunime afatgjata me kompanitë kliente. Roli përfshin vlerësimin e nevojave të bizneseve për personel, paraqitjen e zgjidhjeve të përshtatshme të rekrutimit, negocimin e kushteve tregtare dhe ndjekjen e shitjes deri në arritjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit.
Përgjegjësitë
- Gjen kompani që mund të kenë nevojë për rekrutim dhe përzgjedhje personeli dhe vendos kontakt me to.
- Zgjeron bazën e klientëve të rinj nëpërmjet telefonatave, komunikimit me email dhe takimeve.
- Paraqet shërbimet e agjencisë, përfshirë rekrutimin, përzgjedhjen e kandidatëve, ndërmjetësimin në punësim dhe sigurimin e stafit, në përputhje me shërbimet që ofron kompania.
- Mban komunikimin me klientët potencialë dhe kryen kontaktet e nevojshme deri në përfundimin e shitjes.
- Monitoron përmbushjen e objektivave të shitjeve për periudhat e përcaktuara.
- Harton raporte për kontaktet e kryera, klientët e fituar, ofertat e dërguara dhe kontratat e nënshkruara.
Kualifikimet e kërkuara
- Preferohet diplomë universitare në Administrim Biznesi, Marketing ose në fusha të afërta.
- Kërkohet përvojë e mëparshme prej 2 + vite në shitje, zhvillim biznesi ose shërbime rekrutimi.
- Zotësi për të gjetur klientë të rinj dhe për të ndërtuar marrëdhënie tregtare.
- Përdorim i mirë i Microsoft Office dhe aftësi të mira për kërkim në internet.
- Njohuritë në gjuhët e huaja anglisht dhe italisht përbëjnë përparësi.
Dokumentet e kërkuara