Përshkrimi
BRO GROUP shpk synon të punësojë një Specialist në sektorin që merret me prodhimin dhe montimin e dyer-dritareve prej alumini dhe fasadave të xhamit. Për zbatimin e projekteve, kandidati do të punojë së bashku me ekipin teknik. Punonjësit duhet të jenë të angazhuar gjatë orarit të punës, me ose pa eksperiencë.
Detyrat kryesore
- Përgatit dhe monton dyer-dritare prej alumini.
- Ndihmon gjatë instalimit të fasadave të xhamit.
- Zbaton rregullat për sigurinë në vendin e punës.
Kualifikimet e kërkuara
- Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë.
- Të jetë i gatshëm të mësojë dhe të bashkëpunojë në ekip.
- Të tregojë përgjegjshmëri dhe korrektësi gjatë punës.
- Të zotërojë aftësitë fizike të nevojshme për punë praktike.
- Të jetë i disponueshëm për të punuar me orar të plotë.