Kalaja Talent Consulting po kërkon të shtojë në staf një Specialist për Prokurimet Publike.
Detyrat
Monitoron dhe verifikon rregullisht portalin e Prokurimeve Publike app.gov.al për të gjitha tenderat e publikuar që përputhen me profilin e kompanisë.
Evidenton dhe vlerëson kërkesat, kriteret dhe dokumentacionin e domosdoshëm për pjesëmarrje në procedurat e prokurimit.
Përgatit dosjet e tenderimit dhe kryen aplikimet në sistem, duke siguruar saktësi dhe respektim të afateve.
Harton ofertat teknike dhe financiare në përputhje me kërkesat e procedurës dhe me legjislacionin në fuqi.
Zbaton dhe merr si referencë Vendimin Nr. 354, datë 11.05.2016, për miratimin e manualit të tarifave për shërbimet në planifikim territori, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim, duke përshtatur metodologjinë sipas llojit të procedurës.
Përgatit, formulon dhe shqyrton kontrata të ndryshme, në përputhje me nevojat dhe veprimtarinë e shoqërisë.
Menaxhon, organizon dhe arkivon dokumentacionin juridik, kontratat, dosjet e tenderave dhe korrespondencën zyrtare.
Harton shkresa zyrtare, kërkesa, përgjigje dhe dokumente institucionale sipas udhëzimeve të eprorit.
Kualifikimet
Diplomë universitare në Inxhinieri, Ekonomi ose Drejtësi.
Të paktën 2 vite përvojë pune në fushën e prokurimeve publike.
Njohuri shumë të mira mbi legjislacionin dhe procedurat e prokurimit publik.
Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, si në komunikimin me shkrim ashtu edhe në të folur.
Përdorim shumë i mirë i Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Word.
Aftësi të forta analitike, organizative dhe komunikuese.
Aftësi për të menaxhuar njëkohësisht disa procese, dokumente dhe afate.
Saktësi, përgjegjshmëri dhe përqendrim i lartë ndaj detajeve.
Aftësi shumë të mira në komunikim, prezantim dhe punë në grup.
Integritet dhe respekt i lartë për standardet e etikës profesionale.
Përparësi do t’i jepet kandidatit/es me përvojë të konsoliduar në përgatitjen e dokumentacionit dhe ofertave për tendera publikë.