Përshkrimi i punës
Alupasion sh.p.k. po zgjeron ekipin me një Specialist Montimi në Terren për instalimin e sistemeve të aluminit dhe xhamit në projekte rezidenciale, komerciale dhe industriale.
Puna zhvillohet në kantier dhe kërkon bashkërendim me ekipin teknik dhe atë të prodhimit, me qëllim që montimi të jetë cilësor, i saktë dhe sipas specifikimeve të projektit.
Përgjegjësitë
- Instalimi i dritareve, fasadave, parapeteve prej xhami, sistemeve të grilave dhe sistemeve të tjera prej alumini.
- Interpretimi i vizatimeve dhe detajeve teknike dhe zbatimi i tyre gjatë punimeve të montimit.
- Kontrollimi i matjeve dhe përshtatja në terren e elementeve me kushtet e objektit.
- Koordinimi me inxhinierët dhe ekipin e prodhimit për të garantuar realizimin e saktë të projektit.
- Përdorimi i veglave dhe pajisjeve të punës në mënyrë të rregullt dhe të sigurt.
- Identifikimi përmes raportimit dhe zgjidhja e problemeve që lindin gjatë montimit.
Kërkesat për kandidatin
- Përvojë në nivel specialisti në instalimin e sistemeve të aluminit, fasadave apo në punime të ngjashme.
- Zotësi për punë në terren dhe bashkëpunim në ekip.
- Qëndrim i përgjegjshëm, korrektësi dhe kujdes ndaj hollësive.
- Disponueshmëri për angazhim në projekte brenda qytetit dhe jashtë tij, në varësi të nevojave.
Dokumentet e kërkuara