Përshkrimi
MEGATEK, hipermarketi më i madh në Shqipëri në formatin “Do It Yourself”, që operon në shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon një Specialist IT.
Qëllimi i Pozicionit
Roli ka për synim të garantojë funksionimin e qëndrueshëm të sistemeve dhe të infrastrukturës IT të kompanisë, duke ofruar asistencë teknike të shpejtë dhe efikase për përdoruesit, si edhe duke ndihmuar në mirëmbajtjen, përmirësimin dhe mbrojtjen e sistemeve teknologjike të MEGATEK.
Detyrat
- Të ofrojë mbështetje teknike për stafin dhe të adresojë problematikat që lidhen me hardware dhe software.
- Të kryejë instalimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve IT.
- Të identifikojë dhe të zgjidhë çështje që kanë të bëjnë me rrjetin, kompjuterët, printerët dhe pajisjet periferike.
- Të merret me administrimin dhe mirëmbajtjen bazë të sistemeve dhe të infrastrukturës IT.
- Të mbikëqyrë dhe të mirëmbajë rrjetin lokal si edhe pajisjet e komunikimit.
- Të instalojë dhe të përditësojë programet dhe aplikacionet e nevojshme.
- Të dokumentojë problematikat teknike dhe të ndjekë ndërhyrjet e realizuara.
- Të bashkëpunojë me departamentet e tjera për të siguruar vazhdimësinë e proceseve të punës.
- Të zbatojë procedurat e sigurisë së informacionit dhe politikat e kompanisë.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Informatikë, Teknologji Informacioni ose në fusha të përafërta.
- Eksperiencë e mëparshme në një rol të ngjashëm.
- Njohuri të mira për mirëmbajtjen dhe administrimin e kompjuterëve dhe pajisjeve IT.
- Njohuri mbi administrimin dhe konfigurimin e rrjeteve kompjuterike.
- Njohuri mbi sistemet operative Windows dhe paketën Microsoft Office.
- Aftësi për të diagnostikuar dhe zgjidhur probleme teknike.
- Aftësi të mira komunikimi dhe qasje të orientuar drejt shërbimit për përdoruesin.
- Ndjenjë përgjegjësie, organizim, korrektësi dhe aftësi për punë në grup.
- Gatishmëri për të ushtruar detyrën në një mjedis dinamik.
Çfarë ofron Megatek
- Mundësi për t’u përfshirë në një kompani të qëndrueshme dhe në rritje.
- Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi për trajnim dhe zhvillim profesional.
- Paketë page dhe përfitimesh konkurruese.