Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting është në kërkim të një Specialisti Inventarizimi.
Detyrat
- Zhvillon inventarizime të rregullta dhe vjetore në magazina dhe në pikat e shitjes.
- Bën kontroll fizik dhe sistematik të gjendjes së stokut.
- Verifikon lëvizjet hyrëse dhe dalëse të mallrave dhe i krahason ato me të dhënat e regjistruara në sistem.
- Identifikon dhe raporton mospërputhjet e inventarit.
- Kontrollon saktësinë e regjistrimeve dhe të dokumentacionit që lidhet me stokun.
- Harton raportet e inventarit dhe evidenton problematikat e hasura.
- Punon ngushtë me magazinën, financën dhe njësitë përkatëse për të korrigjuar diferencat e konstatuara.
Kualifikimet
- Kërkohet të paktën 4–5 vite përvojë në inventar, magazinë, kontroll stoku ose në role të ngjashme.
- Nevojiten njohuri të mira mbi proceset e inventarizimit dhe kontrollit të stokut.
- Kërkohen aftësi të mira analitike dhe organizative.
- Duhet vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe saktësisë.
- Kërkohet aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në terren.
- Njohja e programeve të inventarit ose ERP konsiderohet përparësi.
- Vlerësohen përgjegjshmëria, korrektësia dhe aftësia për të identifikuar e raportuar problematikat.