Universiteti Metropolitan Tirana shpall vend të lirë pune për Specialist i Zyrës së Pranimeve të Studentëve
Në rolin e Specialistit të Zyrës së Pranimeve të Studentëve te Universiteti Metropolitan Tirana do të jesh pika kryesore e orientimit për studentët e rinj gjatë rrugëtimit të tyre akademik. Do t'i udhëzosh gjatë procesit të aplikimit e regjistrimit dhe do t'u japësh informacion të saktë mbi kërkesat e pranimit, programet akademike, tarifat dhe bursat.
Dita jote do të përfshijë rishikimin dhe procesimin e aplikimeve, vlerësimin e kualifikimeve akademike, mirëmbajtjen e bazës së të dhënave dhe përgatitjen e raporteve mbi tendencat e aplikimeve. Do të përfaqësosh gjithashtu institucionin në panaire arsimore, vizita në shkolla dhe aktivitete promovuese, si dhe do të organizosh ditë të hapura e programe orientuese.
UMT është një universitet i përbërë nga tre fakultete — Inxhinierisë dhe Arkitekturës, Ekonomisë dhe Shkencave Kompjuterike & IT — i njohur për qasjen inovative në arsim dhe institucioni i parë në Shqipëri që ka integruar Inteligjencën Artificiale në të gjitha ciklet e studimit. Bashkimi me ekipin e UMT-së do të thotë punë në një mjedis akademik ndërkombëtar dhe në zhvillim të vazhdueshëm.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Asiston në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive për tërheqjen e studentëve të rinj
- Përfaqëson institucionin në panaire arsimore, vizita në shkolla dhe aktivitete të tjera promovuese
- Ofron sesione informuese dhe i përgjigjet pyetjeve nga studentët e interesuar dhe prindërit e tyre
Menaxhimi i të dhënave dhe raportimi:
- Mirëmban dhe përditëson bazën e të dhënave të pranimeve me informacionin e aplikantëve
- Përgatit raporte mbi tendencat e aplikimeve, statistikat e regjistrimeve dhe demografinë e studentëve
- Siguron përputhshmëri me legjislacionin, politikat dhe rregulloret institucionale për pranimet
- Administron korrespondencën e lidhur me pranimet përmes email-it, telefonit dhe takimeve fizike
- Siguron konfidencialitetin dhe menaxhimin e duhur të të dhënave të studentëve
- Ndihmon në zhvillimin dhe përmirësimin e politikave dhe procedurave të pranimeve
Mbështetja dhe këshillimi për pranimin:
- Udhëzon studentët gjatë procesit të aplikimit dhe regjistrimit
- Siguron informacion të saktë mbi kërkesat e pranimit, programet akademike, tarifat dhe bursat
- Komunikon vendimet e pranimit tek aplikantët dhe menaxhon procedurat e pranimeve
Procesimi dhe vlerësimi i aplikimeve:
- Rishikon dhe proceson aplikimet, duke siguruar që të gjitha dokumentet e kërkuara janë dorëzuar
- Vlerëson kualifikimet akademike dhe kriteret e pranimit
- Koordinon me fakultetet dhe departamentet përkatëse për shqyrtimin e aplikimeve
Koordinimi dhe komunikimi:
- Bashkëpunon me departamentet akademike për të siguruar një proces produktiv pranimi
- Punon ngushtë me marketingun dhe çështjet studentore për të përmirësuar përpjekjet e rekrutimit
Organizimi i eventeve dhe angazhimi:
- Organizimi i ditëve të hapura, tureve në kampus dhe programeve orientuese për studentët e rinj
- Mbështet iniciativat virtuale dhe fizike për përfshirjen e studentëve të mundshëm
Informacione të tjera:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë
- Përvojë në Zyrën e Pranimeve të Studentëve, Shërbim ndaj Studentit, Sekretari mësimore ose pozicione të ngjashme konsiderohet avantazh
- Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur)
- Aftësi shumë të mira ndërpersonale komunikimi
- Të jetë korrekt dhe me aftësi të shkëlqyera koordinimi
- Të jetë fleksibël
- Tipologjia: Me kohë të plotë
- Dokumentacioni i kërkuar: CV, letër motivimi dhe dy referenca nga punëdhënësit e mëparshëm