Përshkrimi
ECFA sha është një institucion financiar mikrokredie që operon në treg duke u ofruar individëve kredi konsumatore pa kolateral, me shërbim të shpejtë dhe një proces huamarrjeje të thjeshtuar, pa cenuar sigurinë dhe komoditetin e klientëve.
Ekipi përbëhet nga profesionistë të financës, IT dhe shërbimit ndaj klientit, secili me ekspertizë në fushën përkatëse. Si rezultat i zgjerimit gjeografik, kompania po kërkon kandidatë për rolin e Specialist i Shërbimit të Klientit në degën Institut/Tiranë.
Detyrat
- Të përpunojë aplikimet për kredi në degë duke zbatuar hapat e kontrollit dhe vlerësimit të përcaktuar nga kompania.
- Të shqyrtojë dokumentacionin që paraqitet nga klienti.
- Të sistemojë dosjen e kredisë dhe ta paraqesë rastin për miratim në përputhje me kriteret e procesit të kredidhënies.
- Të administrojë kërkesat e ndryshme të klientëve lidhur me informacionin dhe procedurat e kredive që kanë përfituar.
- Të realizojë transaksionet cash për pagesat e kredive të përpunuara dhe të menaxhojë arkën sipas standardeve përkatëse.
- Të ofrojë shërbim për klientët në degë, duke trajtuar kërkesat e tyre dhe duke adresuar siç duhet problematikat e raportuara në përputhje me procedurat e brendshme të shoqërisë.
Kualifikimet
- Diplomë universitare.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, si në të folur ashtu edhe në të shkruar.
- Të ketë të paktën 1 vit përvojë në sektorin e shërbimit ndaj klientit.
- Aftësi të zhvilluara për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve.
- Mendim analitik dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
- Njohuri të mira profesionale në përdorimin e Microsoft Office Suite, Outlook dhe Excel.
- Aftësi shumë të mira në menaxhimin e kohës dhe në vendosjen e prioriteteve për përmbushjen e disa detyrave njëkohësisht.
Benefitet
ECFA Sha synon të ndërtojë një mjedis të veçantë pune dhe, përveç pagës për çdo pozicion, ofron edhe përfitime të tjera.
- Pagë + Bonus + Paketë e Sigurimit Shëndetësor Privat
- Trajnime zhvillimore për forcimin e aftësive profesionale dhe ndërpersonale
- Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese