Përmbledhje
ECFA sha është Institucion Financiar Mikrokredie që ofron për individët kredi konsumatore pa kolateral. Shërbimi ofrohet shpejt dhe me një procedurë huamarrjeje të përshtatshme, duke ruajtur sigurinë dhe lehtësinë për konsumatorët.
Stafi ynë përfshin profesionistë të financës, IT-së dhe shërbimit ndaj klientit, me ekspertizë në fushat përkatëse. Si pjesë e zgjerimit në zona të reja, kërkohet një Specialist i Shërbimit të Klientit për degët e Tiranës.
Detyrat kryesore
Përgjegjësitë e pozitës
- Përpunon kërkesat për kredi në degë, duke ndjekur hapat e kontrollit dhe vlerësimit të përcaktuar nga kompania.
- Shqyrton dokumentet e dorëzuara nga klienti.
- Sistemon dokumentacionin e kredisë dhe paraqet rastin për miratim, në përputhje me kriteret e procesit të kredidhënies.
- Administron kërkesat e klientëve për informacion dhe procedurat që lidhen me kreditë e tyre.
- Realizon transaksionet në cash për pagesat e kredive të përpunuara dhe kujdeset për arkën sipas standardeve përkatëse.
- U shërben klientëve në degë, trajton kërkesat e tyre dhe adreson çështjet e raportuara në bazë të procedurave të brendshme të shoqërisë.
Kualifikimet
Kërkesat kryesore
- Të ketë Diplomë Universitare.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi, si me gojë ashtu edhe me shkrim.
- Të ketë së paku 1 vit eksperiencë në sektorin e shërbimit ndaj klientit.
- Të ketë aftësi të zhvilluara për evidentimin dhe zgjidhjen e problemeve.
- Të ketë mendim analitik dhe vëmendje ndaj hollësive.
- Të përdorë në nivel profesional Microsoft Office Suite, Outlook dhe Excel.
- Të organizojë mirë kohën dhe të caktojë prioritetet e duhura gjatë kryerjes së disa detyrave njëkohësisht.
Përfitimet