Saktësia në përpunimin e vlerave monetare është një nga elementët që garanton besimin e klientëve tanë çdo ditë. Nëse dëshiron të kontribuosh në këtë proces të rëndësishëm, të ftojmë të aplikosh për rolin e Specialistit të Përpunimit të Vlerave Monetare në ProCredit Bank.
Përgjegjësitë kryesore:
- Përpunon fondet e ardhura (në nivel copësh) nga pajisjet e zonave të vetëshërbimit duke respektuar të gjithë rregulloret e Bankës së Shqipërisë për përshtatshmërinë e kartmonedhave.
- Regjistron në sistemet e brendshme të Bankës diferencat e vlerave monetare të ardhura nga përpunimi i fondeve.
- Plotëson, firmos dhe arkivon përkatësisht format e lidhura me transaksionet me qendrën e përpunimit.
Kriteret për kandidatët:
- Eksperiencë pune në profile të ngjashme.
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe pune në grup.
- Proaktiv dhe fleksibël.
- Shumë i vemendshëm ndaj detajeve.
Ju lutemi vini re: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, ProCredit Bank.