HumanPower, në përfaqësim të klientit të vet, kërkon një Specialist të Mekatronikës që të bëhet pjesë e një ekipi teknik e profesional, në një mjedis bashkëkohor pune që mundëson rritje të vazhdueshme profesionale.
Kjo pozitë u drejtohet kandidatëve me përvojë në diagnostikimin e automjeteve, njohuri të thelluara të sistemeve mekanike, elektrike dhe elektronike, si edhe aftësi për zgjidhjen e çështjeve teknike.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët që përfshihen në listën e ngushtë.