Përshkrimi
Victoria Home Decor po kërkon një Content Creator & Social Media Manager kreativ/e, me interes për estetikën, marketingun dhe rrjetet sociale. Roli është hibrid dhe kërkon prezencë në showroom 1 herë në javë për prodhimin e materialeve vizuale dhe bashkërendimin e përmbajtjes; detyrat e tjera mund të kryhen fleksibël/online.
Detyrat kryesore:
- Të propozoni ide dhe koncepte krijuese për Social Media.
- Të përgatisni planet dhe kalendarët mujorë të content-it.
- Të realizoni Reels, Stories, postime dhe formate të tjera.
- Të shkruani copy dhe të përshtatni komunikimin me identitetin e secilit brand.
- Të administroni dhe publikoni përmbajtjen në rrjetet sociale.
- Të komunikoni me klientët dhe të koordinoni materialet/content-in.
- Të ndiqni trendet dhe t’i ktheni ato në ide të përshtatshme për brand-et.
- Të vlerësoni performancën dhe të sillni vazhdimisht ide të reja.
Kualifikimet:
- Përvojë në Social Media Management dhe/ose Content Creation.
- Kreativitet dhe ndjeshmëri të theksuar vizuale.
- Aftësi për krijimin dhe realizimin e video/content.
- Njohuri të CapCut, Canva, Adobe ose programeve të ngjashme.
- Aftësi shumë të mira në komunikim dhe organizim.
- Kapacitet për të menaxhuar njëkohësisht disa klientë dhe projekte.
- Banore në Lushnje.