Përshkrimi
Vatan.al po kërkon një Social Media Manager & Coordinator që të merret me praninë digjitale të markës, zhvillimin e përmbajtjes dhe bashkërendimin e komunikimit të Vatan.
Kjo pozitë u përshtatet personave të mirëorganizuar, me prirje krijuese dhe me njohuri të forta për rrjetet sociale, branding-un dhe komunikimin me audiencën. Roli përfshin organizimin e përmbajtjes, hartimin e teksteve, ndjekjen e fushatave dhe bashkëpunimin me ekipet kreative si edhe me partnerët e kompanisë.
Detyrat
- Të administrojë praninë e Vatan në Instagram, Facebook, TikTok dhe në kanale të tjera të rëndësishme.
- Të organizojë dhe mbajë të përditësuar kalendarin mujor të përmbajtjes.
- Të krijojë ide për postime, reels, stories, fushata, evente dhe aktivizime të ndryshme.
- Të përgatisë dhe përzgjedhë tekstet për rrjetet sociale, reklamat dhe materialet promocionale.
- Të bashkërendojë punën me designerë, fotografë, videografë, agjenci, influencerë, partnerë horeca dhe ekipin e shitjes.
- Të hartojë brief-e të qarta për materiale vizuale, video, fotografi dhe fushata marketingu.
- Të garantojë që i gjithë komunikimi të jetë në linjë me identitetin dhe tonin e markës Vatan.
- Të ndjekë rezultatet e përmbajtjes dhe të përgatisë sugjerime për përmirësime.
Kualifikimet
- Të ketë së paku 2 vite përvojë në Social Media Management, Content Creation, Marketing ose në agjenci marketingu.
- Të zotërojë njohuri të mira për platforma si Instagram, Facebook, TikTok dhe LinkedIn.
- Të ketë aftësi shumë të mira në të shkruar, copywriting dhe formulimin e mesazheve.
- Të ketë përvojë në krijimin dhe administrimin e kalendarit të përmbajtjes.
- Të ketë përvojë në koordinim me designerë, fotografë, videografë ose agjenci kreative.
- Të kuptojë mirë branding-un, komunikimin vizual dhe menaxhimin e identitetit të markës.
- Të shfaqë aftësi organizative, përgjegjësi dhe vëmendje ndaj hollësive.
- Të jetë në gjendje të punojë sipas afateve dhe objektivave të përcaktuara.
- Të ketë përvojë me marka birre, pije, horeca, evente ose produkte konsumi.
- Të ketë njohuri në Meta Business Suite, TikTok Business, Google Drive, Notion ose Trello.
- Të ketë përvojë në influencer marketing, paid social ose koordinim eventesh.
- Të njohë mirë kulturën lokale dhe mënyrën e komunikimit me konsumatorin shqiptar.
Dokumentet e kërkuara
- CV e përditësuar.
- Shembuj pune në social media, content creation, copywriting ose fushata marketingu.