Përshkrimi
Top Standart po e zgjeron stafin e vet dhe kërkon profesionistë krijues, të strukturuar dhe të apasionuar pas marketingut, komunikimit vizual dhe prodhimit të përmbajtjes.
Social Media & Content Creator
Synimi i rolit
Roli ka për qëllim të garantojë krijimin, realizimin dhe publikimin e rregullt të përmbajtjes së markës, në harmoni me strategjinë e marketingut dhe kalendarin editorial të vendosur nga Marketing Manager.
Detyrat
- Administrimi në baza ditore i kanaleve sociale të Top Standart.
- Realizimi i materialeve fotografike dhe video për produktet dhe hapësirat e showroom-it.
- Prezantimi para kamerës i produkteve dhe krijimi i videove sqaruese.
- Prodhimi i Reels, How-To, UGC dhe formateve të tjera të videove short-form.
- Xhirimi i videove me arkitektë dhe inxhinierë, si edhe koordinimi operativ i tyre.
- Montazhi në nivel bazik ose mesatar i videove për Social Media.
- Krijimi dhe publikimi i Stories.
- Shkrimi i teksteve, përgatitja e captions, scheduling dhe publikimi i përmbajtjes.
- Community Management: administrimi i komenteve dhe mesazheve, si dhe drejtimi i leads te ekipi i Sales.
- Ndjekja dhe raportimi i rezultateve të content-it në bashkëpunim me Marketing Manager.
Kualifikimet
Profili që kërkohet
- Përvojë në Social Media, Content Creation ose Marketing.
- Aftësi të mira për krijimin dhe editimin e materialeve foto/video.
- Njohje e platformave kryesore, përfshirë Instagram, Facebook, Linkedln etj.
- Shkathtësi të mira komunikimi dhe prezantimi përpara kamerës.
- Kreativitet, iniciativë dhe ndjeshmëri estetike.
- Aftësi të mira organizative dhe kapacitet për respektimin e deadline-t.
- Përvojë në përdorimin e programeve/aplikacioneve për editim video dhe content creation.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip dhe koordinim projektesh me profesionistë të profileve të ndryshme.