Përshkrimi
Kërkohet një Skulptor / Modelues me përvojë në modelim, ndërtim modelesh dhe kallëpesh, si edhe në punën me polisterol, përdorimin e rezinës dhe fiberglass-it, zmerilim dhe përgatitje të sipërfaqeve.
Detyrat
- Kryerja e modelimeve, realizimi i modeleve dhe përgatitja e kallëpeve.
- Përpunimi dhe dhënia e formës polisterolit.
- Vendosja e rezinës dhe e fiberglass-it gjatë procesit të punës.
- Lëmimi i materialeve dhe përgatitja e sipërfaqeve për fazat e mëtejshme.
Kualifikimet
- Përvojë e mëparshme në skulpturë ose në modelim.
- Njohuri për përpunimin e polisterolit, rezinës dhe fiberglass-it.
- Aftësi për krijimin e modeleve dhe të kallëpeve.
- Përpikëri, vëmendje ndaj hollësive dhe ndjenjë përgjegjësie në punë.