Përshkrimi
Global po zgjeron ekipin dhe ka një vend të hapur për Sistemuese / Merchandiser Terreni në zonën e Fier.
Roli është i lëvizshëm dhe përfshin punë në terren, me vizita në markete të ndryshme sipas një plani ditor. Kjo pozitë nuk lidhet me angazhim në një market të vetëm, por me sistemimin dhe administrimin e produkteve të kompanisë në pika të ndryshme shitjeje.
Detyrat
- Kryerja e vizitave të përditshme në rrjetet e marketeve sipas itinerarit të punës të caktuar më parë.
- Vendosja, organizimi dhe paraqitja e produkteve të kompanisë në raftet e marketeve të ndryshme.
- Verifikimi i afateve të skadencës dhe vendosja e çmimeve për secilin artikull.
- Kujdesi që produktet të kenë paraqitjen dhe pozicionimin sa më të favorshëm në çdo pikë shitjeje.
Kualifikimet
- Aftësi të mira për komunikim dhe bashkëpunim me personelin e marketeve.
- Kandidat energjik, i rregullt në organizim dhe i prirur për punë në terren.
- Eksperienca e mëparshme si merchandiser ose angazhimi në markete konsiderohet përparësi.
Çfarë ofrohet:
- Pagë konkurruese dhe e qëndrueshme.
- Mbulim i kostove të transportit për lëvizjet ndërmjet pikave.
- Mjedis pune aktiv dhe përkrahës.