NJOFTIM PUNE
Kid Zone Kosova shpk është një kompani e njohur në sektorin retail në Kosovë, aktive që nga viti 2014 si pjesë e Grupit BALFIN. Ajo ofron mbi 30,000 produkte dhe është shndërruar në një markë të njohur që u përgjigjet nevojave të grupeve të ndryshme demografike. Me 29 dyqane në rajon, përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën, JUMBO dallohet për produkte me cilësi europiane, larmi të gjerë artikujsh dhe çmime konkurruese.
Profili i Grupit BALFIN
BALFIN Group renditet ndër grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I krijuar në vitin 1993, grupi është sot i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Veprimtaria e tij përfshin disa fusha, si bankaria, zhvillimi i pasurive të paluajtshme, tregtia me shumicë dhe pakicë, menaxhimi i aseteve, turizmi, logjistika, arsimi dhe argëtimi.
Me rreth 5,500 profesionistë në përbërje të stafit, BALFIN Group vijon zgjerimin e qëndrueshëm, i mbështetur në etikë të fortë biznesi, stabilitet financiar, inovacion dhe angazhim afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Mane Foundation.
Departamenti: Operacione
Vendndodhja: Central Park
PËRMBLEDHJE E POZICIONIT
Sistemues/e kujdeset për vendosjen e produkteve në hapësirat e përcaktuara sipas standardeve të kompanisë. Pozicioni përfshin furnizimin e vazhdueshëm të rafteve, ruajtjen e pastërtisë dhe rregullit në departament dhe përtej tij, si edhe mbështetjen e klientëve gjatë shitjes së produkteve në përputhje me standardin e shërbimit ndaj klientit dhe me komunikim cilësor.
FUNKSIONET THELBËSORE TË POZICIONIT:
- Kujdeset që departamenti përkatës, si edhe zona të tjera kur kërkohet nga menaxhmenti, të mbeten të pastra dhe të sistemuara;
- Rregullon vazhdimisht produktet në rafte dhe në ishuj, si në nisje të turnit ashtu edhe gjatë tij, në përputhje me politikat e merchandising të kompanisë dhe në bashkërendim me supervizorin e departamentit dhe merchandiserit e dyqanit;
- Merr pjesë në mbushjen e dyqanit sipas kërkesave dhe porosive të supervizorit, duke ndihmuar në të gjitha fazat e punës, përfshirë pranimin e produkteve, dërgimin në sallë dhe sistemimin e tyre;
- Siguron që produktet të paraqiten sipas standardeve të kompanisë, duke përfshirë reklamimin, çmimin dhe sasinë;
- Njeh në detaje produktet e departamentit përkatës, përfshirë llojet, sasitë dhe karakteristikat e tyre;
- Ndihmon në grumbullimin dhe stokimin korrekt të produkteve me kod sezonal kur ato mbyllen;
- Informon klientët për vetitë dhe cilësitë e produkteve në bazë të kërkesave të tyre;
- Vepron me kujdes në situata problematike me klientët, përdor njohuritë për të qartësuar keqkuptimet dhe kërkon ndihmën e eprorit kur është e nevojshme;
- Merr masa korrigjuese ose parandaluese gjatë punës operacionale në dyqan për të shmangur pakënaqësitë e klientëve që mund të vijnë nga pakujdesia;
- E shoqëron klientin deri te vendi ku ndodhet produkti kur kjo kërkohet dhe e ndihmon gjatë procesit të shitjes;
- Identifikon nevojat e klientëve me qëllim përmbushjen e kërkesave të tyre dhe ruajtjen e kënaqësisë së tyre;
- Njofton supervizorin ose menaxherin e dyqanit për çdo problem që lidhet me produktin;
- Raporton te supervizori ose menaxheri i dyqanit për çdo problem apo incident me klientët dhe kontribuon në zgjidhjen përfundimtare të tyre;
- Informon menjëherë supervizorin ose menaxherin e dyqanit për avari të ndryshme që i vëren në moment;
- Zbaton rregulloren e brendshme të kompanisë dhe kujdeset për kodin e veshjes dhe sjelljes në punë;
- E përshëndet klientin i pari sapo krijohet kontakti fillestar me të;
- Mbështet trajnimin e punonjësve të rinj kur kjo kërkohet nga supervizori dhe ndan vazhdimisht informacion me ta, si brenda departamentit të vet ashtu edhe më gjerë;
- Jep feedback kur kërkohet për performancën e punonjësit të ri që i është caktuar për trajnim;
- Bashkëpunon me kolegët gjatë detyrave operative në dyqan dhe mban frymë bashkëpunimi me departamentet e tjera, supervizorët, menaxhmentin e dyqanit dhe personelin e sigurisë.
KËRKESAT:
- Të ketë arsim të mesëm ose të lartë;
- Të ketë së paku një vit përvojë në shitje;
- Njohja e gjuhës Angleze dhe/ose e gjuhëve të tjera përbën përparësi.
AFTËSI TË TJERA:
- Të jetë i/e aftë të përdorë të gjitha mjetet e punës që nevojiten për operim efikas në këtë pozitë;
- Të ketë aftësi për të njohur kodet e produkteve dhe karakteristikat e tyre, si dhe për t’ua shpjeguar ato klientëve dhe të tjerëve;
- Të posedojë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip;
- Të jetë i/e aftë të përballet me situata të ndryshme të momentit;
- Të ofrojë shërbim efikas për klientët në çdo kohë;
- Të krijojë besim te kolegët dhe eprorët.
Afati i dorëzimit: 25/09/2026
SHËNIM:
Ky përshkrim i punës nuk i përmbledh domosdoshmërisht të gjitha detyrat. Punonjësi mund të ngarkohet edhe me përgjegjësi të tjera që lidhen me këtë rol, për aq kohë sa ato u përgjigjen nevojave të organizatës ose kompanisë.