Raporton te: Menaxheri i Marketit / Përgjegjësi i Turnit
Qëllimi i pozicionit
Ky rol ka për synim vendosjen, organizimin dhe paraqitjen sa më të rregullt të produkteve në market, duke siguruar që artikujt të jenë të disponueshëm në rafte, të kenë etiketimin e duhur dhe që klientët të marrin shërbimin e nevojshëm.
Detyrat
- Vendos dhe organizon produktet në raftet dhe sektorët që i janë caktuar.
- Kujdeset që secili artikull të ketë çmimin ose etiketën përkatëse.
- Verifikon afatet e skadencës dhe njofton Përgjegjësin ose Menaxherin për produktet problematike.
- Identifikon dhe regjistron produktet që nuk kanë etiketimin ose përkthimin e nevojshëm në gjuhën shqipe, duke vepruar sipas procedurave të kompanisë.
- Mbikëqyr gjendjen e rafteve dhe siguron furnizimin e tyre të pandërprerë me produkte.
- Përkujdeset për renditjen, paraqitjen dhe mirëmbajtjen e produkteve.
- Mban raftet dhe hapësirën e punës të pastra dhe të sistemuara.
- Ndihmon klientët për të gjetur produktet dhe për të përmbushur kërkesat e tyre.
- Regjistron kërkesat e klientëve që mbeten të paplotësuara dhe ia përcjell Menaxherit ose Përgjegjësit.
- Ka njohuri bazë për karakteristikat e produkteve dhe, kur kërkohet, i informon ose i promovon ato te klientët.
- Raporton mungesat, dëmtimet, skadencat dhe çdo problem tjetër të vërejtur.
- Zbaton procedurat, standardet e higjienës dhe rregulloren e brendshme të kompanisë.
- Kryen edhe detyra të tjera që lidhen me këtë funksion, sipas udhëzimeve të Menaxherit të Marketit.
Kualifikimet
- Arsim i mesëm.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi të mira organizative në punë.
- Aftësi komunikuese dhe qasje e orientuar ndaj klientit.
- Kujdes ndaj detajeve dhe aftësi për bashkëpunim në ekip.
- Gatishmëri për punë me turne.
Benefitet dhe zhvillimi profesional
Kompania vë në dispozicion një paketë përfitimesh dhe mundësi zhvillimi profesional për punonjësit, në përputhje me politikat e saj të brendshme. Kjo paketë përfshin:
- Sigurim shëndetësor privat, pas përfundimit të 6 muajve punë dhe një vlerësimi pozitiv të performancës.
- Trajnime profesionale të rregullta, të përshtatura me pozicionin dhe nevojat profesionale.
- Big Academy, si mundësi për pjesëmarrje në programe trajnimi të zhvilluara nga ekspertë të brendshëm dhe të jashtëm.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë brenda kompanisë, të bazuara në performancë, kompetenca dhe nevoja organizative.
- Vlerësim periodik të performancës, me synim evidentimin e arritjeve dhe identifikimin e hapësirave për përmirësim e zhvillim.
Përfitimi dhe vazhdimësia e benefiteve realizohen sipas kritereve dhe politikave të brendshme të kompanisë, në bazë të performancës dhe meritës.