Përshkrimi
Conad Albania, zinxhiri më i madh i supermarketeve në Shqipëri, aktiv që nga viti 2006, po kërkon të angazhojë për dyqanin në Lundër një Sistemues.
Kriteret kryesore për këtë rol janë:
- Kandidatët duhet të jenë në moshën 20 deri në 50 vjeç.
- Duhet të jenë energjikë dhe aktivë në punë.
- Kërkohen aftësi të mira për bashkëpunim dhe punë në ekip.
Përbën përparësi:
- Përvojë e mëparshme në role të ngjashme.
Dokumentet e kërkuara:
- CV që përfshin të dhënat anagrafike.
- Numrin e telefonit.
- Nivelin e arsimimit.
- Eksperiencën e punës.