Devolli Group ka hapur konkurs për pozitën e mëposhtme:
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Bën transportin dhe shpërndarjen e mallrave sipas planifikimit dhe itinerarit të caktuar.
- Kujdeset që produktet t’u dorëzohen klientëve me kohë dhe në gjendje të rregullt.
- Merr përgjegjësi për ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave duke ndjekur procedurat e kompanisë.
- Verifikon gjendjen teknike të automjetit para dhe pas përdorimit, si dhe njofton për çdo parregullsi të vërejtur.
- Mban dokumentacionin përkatës që lidhet me transportin dhe dorëzimin e mallrave.
- Zbaton rregullat e trafikut, sigurisë në punë dhe politikat e kompanisë.
- Përkujdeset për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e automjetit të kompanisë.
Kualifikimet:
- Patentë shoferi valide e kategorisë C.
- Së paku 1 vit përvojë pune në role të ngjashme.
- Certifikata CPC për shofer profesional konsiderohet përparësi.
- Njohuri të mira të rrugëve në Kosovë.
- Shkathtësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Nivel i lartë përgjegjësie, korrektësie dhe përkushtimi në punë.
- Gatishmëri për punë në terren dhe për orar fleksibil sipas nevojave operative.
Afati i fundit për aplikim është 24.09.2026.
Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.