Edipack është prodhuesi më i madh dhe më i suksesshëm i ambalazheve në Shqipëri, me kapacitet të lartë për prodhimin e letrës dhe kartonit. Që nga viti 2003, kompania prodhon kuti kartoni dhe ambalazhe, si edhe shpërndan letër ambalazhimi si produkt ndërmjetës për prodhuesit vendas të paketimit.
Detyrat
- Transporton mallrat e prodhuara nga kompania deri te klientët.
- Respekton rregullat e Kodit Rrugor gjatë dërgimit të mallrave.
- Përgjigjet për çdo mungesë në dokumentacionin e automjetit dhe të mallrave gjatë transportit.
- Kujdeset për mjetin e transportit dhe njofton titullarin për çdo defekt të vërejtur.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
- Të disponojë patentë të kategorisë C+CAP.
- Të ketë përvojë të mëparshme pune me mjete të këtij tonazhi.
- Të njohë mirë dhe të orientohet lehtësisht drejt adresave ku do të dorëzohet ngarkesa.
- Të jetë korrekt dhe i përgjegjshëm.
Adresa: Lagja 15, Rr. "Aleksander Goga", Portoromano, Durrës, Shqipëri.