Përshkrimi
Kompania "Platoni-Al" shpk, e angazhuar në importin dhe tregtimin me shumicë dhe pakicë të gomave për automjete të të gjitha kategorive, po zgjeron veprimtarinë e saj dhe kërkon të punësojë një Shofer.
Detyrat
- Kryen shpërndarjen e produkteve sipas itinerarit të përcaktuar.
- Siguron që mallrat të dorëzohen në afat dhe në gjendje të rregullt.
- Mbikëqyr gjendjen e automjetit dhe kujdeset për mirëmbajtjen e tij, përfshirë karburantin, pastërtinë dhe kontrollin teknik.
- Jep ndihmë gjatë ngarkimit dhe shkarkimit të produkteve sa herë që kërkohet.
- Zbaton rregullat e qarkullimit rrugor dhe respekton standardet e kompanisë.
Kualifikimet
- Të ketë leje drejtimi.
- Përvoja e punës si shofer shpërndarjeje përbën përparësi.
- Të njohë mirë zonën lokale.
- Të shfaqë përgjegjshmëri, kujdes dhe komunikim profesional me klientët.
Kompania ofron
- Angazhim me orar të plotë dhe pagë konkurruese.
- Mjedis miqësor pune dhe qëndrueshmëri në punësim.