Përshkrimi
Profili i Trimed Healthcare: Trimed shpk është ndër kompanitë farmaceutike më të rëndësishme dhe më të suksesshme në tregun farmaceutik shqiptar. Veprimtaria e saj përfshin shpërndarjen, si edhe shitjen me pakicë dhe shumicë të produkteve farmaceutike, duke ofruar artikuj nga kompani të mëdha dhe të njohura ndërkombëtarisht të kësaj industrie.
Vendndodhja: Autostrada Tiranë - Durrës, Km 10
Pozicioni i punës: Shofer - Furnitor
Angazhimi: në zonat e Tiranës
Detyrat
- Kryerja e transportit dhe furnizimit të produkteve sipas rrugëve të planifikuara.
- Dërgimi i porosive te klientët në afat dhe me saktësi.
- Verifikimi dhe kujdesi për mirëmbajtjen e automjetit të kompanisë.
- Zbatimi i rregullave të trafikut rrugor dhe i procedurave të brendshme të kompanisë.
- Bashkërendimi me ekipet e logjistikës dhe magazinës për përmbushjen e furnizimeve.
Kualifikimet
- Leje drejtimi e vlefshme e kategorisë B.
- Përvoja e mëparshme në role të ngjashme konsiderohet përparësi.
- Shkathtësi të mira në organizim dhe komunikim.
- Qasje serioze, ndjenjë përgjegjësie dhe korrektësi në punë.
- Njohuri të mira të zonës së Tiranës.
Çfarë Ofrojmë?
- Kushte shumë të mira pune.
- Pagë konkurruese dhe sistem motivues me bonuse.
- Kontratë të rregullt pune.
- Mundësi për zhvillim profesional në një kompani lider në tregun farmaceutik shqiptar.
- Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
Bashkohuni me Ekipin Tonë!
Kompania kërkon kolegë që përfaqësojnë dhe ndajnë vlerat bazë të saj.