Si Shitëse te DAGE do të presësh klientët në showroom dhe do t’i udhëheqësh në zgjedhjen e produkteve që u përshtaten më së miri. Komunikimi i ngrohtë dhe këshilla e sinqertë do të jenë ato që e bëjnë përvojën e tyre të veçantë.
Dita jote do të kalojë mes bisedave me klientë, prezantimit të produkteve dhe kujdesit që showroom-i të jetë gjithmonë i rregullt e tërheqës. Motivimi dhe energjia jote do të ndihen në çdo takim me klientin.
DAGE po zgjerohet, ndaj kjo është një mundësi e mirë për t’u bërë pjesë e një ekipi në rritje në Prizren. Këtu do të fitosh përvojë të vlefshme në shitje dhe në punën me klientë.