Fashion Group Albania, pjesë e Albi Group që prej Gusht 2025, përfaqëson kompaninë e parë të shitjes me pakicë në industrinë e modës në Shqipëri që solli modelin e menaxhimit Franchisee. Me fokus në vendosjen e një standardi të ri në tregun e veshjeve dhe në shërbimin ndaj klientit, kompania ka ndikuar në transformimin e tregut shqiptar përmes sjelljes së markave të njohura ndërkombëtare dhe alternativave cilësore në produkte. Fashion Group Albania ushtron aktivitetin e saj në qendrat kryesore tregtare, si Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU), duke administruar një portofol me 10 marka të njohura, ku përfshihen Mango, Geox, Parfois, Prenatal, Okaidi, Carpisa, Cortefiel, Springfield, Women Secret, Aldo dhe Tom Tailor. Aktualisht, kompania operon me 17 dyqane fizike dhe ofron gjithashtu përvojë online në platformën e saj.
Albi Group, i krijuar më shumë se 30 vjet më parë nga familja Humolli në Prishtinë, Kosovë, është zhvilluar nga një biznes i vogël familjar në një kompani të rëndësishme në fushat e shitjes me pakicë, pasurive të paluajtshme, distribuimit të mallrave të konsumit të shpejtë (FMCG), shërbimeve ushqimore dhe mikpritjes. Albi Group vë theks të veçantë te kënaqësia e klientit, përgjegjësia sociale dhe qëndrueshmëria mjedisore, duke kontribuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për komunitetin.
Pozicioni: Shites/e
Njesia: Parfois TEG
Vendndodhja: TEG - Tirana East Gate
Përmbledhja e Pozicionit:
Fashion Group Albania është në kërkim të të rinjve të talentuar që pëlqejnë një mjedis pune dinamik për t’iu bashkuar ekipit në dyqanin Parfois TEG, brenda qendrës tregtare TEG. Kandidati që do të përzgjidhet do të kujdeset për ofrimin e shërbimit ndaj klientit dhe për mirëmbajtjen e një ambienti të rregullt dhe mikpritës.