BAU Market po kërkon djem dhe vajza të motivuar për t’iu bashkuar ekipit në një mjedis profesional e dinamik, me mundësi për zhvillim në karrierë.
Nëse synoni ta ndërtoni të ardhmen profesionale në vendin tuaj, keni vullnet për punë, jeni të gatshëm të mësoni dhe kërkoni një angazhim të qëndrueshëm me kushte dinjitoze, kjo mundësi është për ju.
KONKURS PUNE
BAU Market ka hapur konkurs për 2 vende të lira pune në pikën e saj në Fushë Kosovë, për këtë pozitë:
- Shitës/e në sektorin Vegla Pune & Kopsht – 2 pozita (Fushë Kosovë)
Kualifikimet dhe kriteret:
- Kërkohen aftësi të mira në komunikim dhe bashkëpunim.
- Nevojiten përgjegjësi, korrektësi dhe përkushtim në vendin e punës.
- Kandidati duhet të tregojë gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.
- Përparësi përbëjnë njohuritë për veglat e punës, pajisjet dhe produktet e kopshtit.
- Përvojë në shitje ose në fusha të ngjashme konsiderohet avantazh.
Detyrat kryesore:
- Ofron shërbim profesional, të saktë dhe me mirësjellje për klientët.
- I ndihmon klientët gjatë përzgjedhjes së produkteve dhe u jep informacionin e nevojshëm për veglat e punës, pajisjet dhe produktet për kopsht.
- I udhëzon dhe i këshillon klientët për produktet e sektorit sipas nevojave dhe kërkesave të tyre.
- I drejton klientët te personi përgjegjës kur kanë çështje më specifike ose kërkesa shtesë.
- Kujdeset për renditjen, organizimin dhe mirëmbajtjen e rregullt të sektorit ku punon.
- Siguron që produktet të jenë të vendosura dhe të ekspozuara në mënyrë të rregullt.
- Mban hapësirën e punës të pastër, funksionale dhe të sistemuar.
- Bashkëpunon me ekipin dhe përfshihet edhe në detyra të tjera të ngjashme, sipas nevojave të kompanisë.
- I realizon detyrat duke respektuar procedurat, standardet dhe rregullat e kompanisë.
- Mban komunikim profesional dhe korrekt si me klientët, ashtu edhe me stafin.
Dokumentet e nevojshme:
- CV
- Çdo dokument tjetër që vërteton aftësitë, përvojën dhe shkathtësitë relevante për këtë pozitë.
Afati i fundit për aplikim: 05.09.2026
Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen për hapat e mëtejshëm të procesit të rekrutimit.
BAU Market mirëpret kandidatët që dëshirojnë të bëhen pjesë e ekipit të saj.