Përshkrimi
Fragrances.al po kërkon një shitëse për parfumerinë në zonën e Myslym Shyrit.
Nëse ju tërheq universi i parfumeve dhe dëshironi të angazhoheni në një ambient të këndshëm, fleksibël dhe pa ngarkesë të panevojshme, kompania shpreh gatishmërinë t’ju mbështesë për arritjen e synimeve të përbashkëta. Fragrances.al është aktive në tregun shqiptar që prej vitit 2021 dhe, pas 3 viteve suksesi në shitjet online, që nga Janari 2024 është e pranishme edhe në Tiranë me dyqanet e saj fizike.
Detyrat
- Ofrimi i asistencës për klientët dhe realizimi i shitjeve në dyqan.
- Përgatitja e paketimeve për porositë online.
- Kthimi i përgjigjeve ndaj mesazheve në rrjetet sociale.
- Krijimi i përmbajtjes për Instagram dhe TikTok.
Fragrances.al ofron:
- Mundësi për të fituar eksperiencë në fushën e parfumerisë.
- Angazhim 6 ditë në javë me turne.
- Orar prej 6.5 orësh në ditë dhe 1 ditë pushimi me rotacion.
- Pagë 50,000 leke Neto, së bashku me siguracione dhe bonuse.
- Bonuse individuale për shitjen e çdo parfumi, si edhe bonuse në grup.
- Punë me turne.