(Dyqan IT & Teknologji)
Përmbledhja e Pozicionit
Roli i Shitëse në Dyqan përfshin ofrimin e shërbimit profesional për klientët, kuptimin e nevojave të tyre dhe sugjerimin e produkteve apo zgjidhjeve më të përshtatshme në fushën e IT-së dhe teknologjisë. Kjo pozitë ndihmon në realizimin e objektivave të shitjes, në promovimin e produkteve të kompanisë dhe në krijimin e një përvoje pozitive për secilin klient, duke ruajtur nivel të lartë profesionalizmi dhe shërbimi.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Të mirëpresë klientët dhe t’u ofrojë ndihmë në mënyrë të sjellshme dhe profesionale.
- Të kuptojë kërkesat e klientëve dhe t’u propozojë produktet e IT-së dhe teknologjisë që u përshtaten më së miri.
- Të shpjegojë në mënyrë të qartë veçoritë, specifikimet dhe përparësitë e produkteve.
- Të realizojë proceset e shitjes me saktësi përmes sistemit të arkës (POS).
- Të kujdeset për rregullimin dhe prezantimin e produkteve brenda dyqanit.
- Të mbetet e përditësuar me produktet më të reja, zhvillimet në teknologji dhe ofertat promocionale që ofrohen.
- Të menaxhojë pyetjet, kërkesat dhe ankesat e klientëve në mënyrë profesionale, me synim arritjen e kënaqësisë së lartë të tyre.
- Të punojë ngushtë me pjesën tjetër të ekipit për të siguruar mbarëvajtjen efikase të dyqanit.
Kualifikimet
- Përvojë e mëparshme në shitje, me përparësi në sektorin e elektronikës, IT-së ose teknologjisë.
- Aftësi shumë të mira në komunikim dhe në marrëdhënie ndërpersonale.
- Qasje të theksuar ndaj shërbimit për klientin dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.
- Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik.
- Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe të paketës Microsoft Office.
- Gatishmëri për angazhim me orar fleksibil.
Çfarë Ofrojmë
- Pagë konkurruese.
- Trajnime si dhe mundësi për zhvillim profesional.
- Mundësi për ngritje në karrierë.
- Mjedis pune dinamik dhe profesional.
Orari i Punës
- 5 ditë në javë
- Nga ora 08:00 – 17:00
- 1 orë pauzë gjatë ditës së punës