Përshkrimi
Market Tobacco Roa është në kërkim të një Shitës/e.
Detyrat kryesore
- Ofrimi i një shërbimi të saktë dhe profesional për klientët.
- Vendosja dhe rregullimi i produkteve në market në mënyrë të organizuar.
- Verifikimi i çmimeve, datave të skadencës dhe gjendjes së artikujve.
- Përdorimi i arkës dhe realizimi i pagesave sipas përgjegjësive të pozicionit.
- Kujdesi për mallrat dhe mirëmbajtja e ambientit të punës.
Kërkohen kandidatë korrektë, me ndjenjë përgjegjësie dhe përkushtim, që synojnë një angazhim afatgjatë si pjesë e ekipit.
Ofrohen 3 turne:
- Turni i parë: 50,000 lekë + sigurime
- Turni i dytë: 50,000 lekë + sigurime
- Turni i tretë: 60,000 lekë + sigurime
Mosha e preferuar për këtë pozicion është mbi 25 vjeç.
Kualifikimet
- Tregim përgjegjësie dhe korrektësie gjatë punës.
- Aftësi të mira komunikimi me klientët.
- Qasje serioze dhe angazhim në detyra.
- Aftësi për bashkëpunim në grup.
- Disponueshmëri për punë me turne.
- Përvoja e mëparshme në market ose në shitje konsiderohet përparësi.
- Kanë përparësi kandidatët që kërkojnë stabilitet dhe punësim afatgjatë.
Vendndodhja
Pozicioni ndodhet te Rrethrrotullimi i Shkozës.