Përshkrimi
Kompania Globe e filloi veprimtarinë e saj në tregtinë e pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike në vitin 2002, duke hapur në Tiranë shoWroom-in e parë “Electrolux”. Kompania synon zgjerimin e vazhdueshëm të biznesit përmes zhvillimit të burimeve njerëzore, duke u krijuar punonjësve mundësinë të kontribuojnë në suksesin e përbashkët. Ekipi ofron një mjedis ku mund të dalloheni mes talentesh, idesh, këndvështrimesh dhe përvojash të ndryshme.
Pozicioni i lirë: Shites/e Globe Kamez
Detyrat
- Administron shitjet e drejtpërdrejta dhe angazhohet maksimalisht për të tërhequr klientë të rinj.
- Zotëron shumë mirë specifikat e të gjitha produkteve në sektorin ku shërben.
- Harton zgjidhje të përshtatura për nevojat e klientëve të ndryshëm.
- Mirëpret klientët, i udhëzon dhe i orienton te produktet që kërkojnë.
- Kujdeset për mirëmbajtjen e sektorit të punës.
Kualifikimet
- Të ketë kryer arsimin e lartë.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhes Angleze; njohja e një gjuhe tjetër, përveç gjuhës angleze, konsiderohet avantazh.
- Të ketë eksperiencë në një kompani të ngjashme.
- Të jetë person energjik, me iniciativë dhe këmbëngulës.
- Të ketë njohuri për përdorimin e programeve bazë kompjuterike.
- Të ketë aftësi për punë në Grup.
- Të jetë i gatshëm të punojë me turne.
Mirëpriten kandidatët që i përmbushin kriteret e listuara më sipër.
Globe mbështet zhvillimin e Karrierave dhe promovimin e Talenteve!