Fashion Group Albania, e cila është pjesë e Albi Group prej Gusht 2025, është shoqëria e parë e shitjes me pakicë në fushën e modës që prezantoi në Shqipëri modelin e menaxhimit Franchisee. Duke synuar vendosjen e një standardi të ri për modën/veshjet dhe shërbimin ndaj klientit, kompania ka transformuar tregun shqiptar përmes sjelljes së markave të njohura ndërkombëtare dhe alternativave cilësore të produkteve. Fashion Group Albania ushtron aktivitetin në qendrat më të mëdha tregtare, përfshirë Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU), dhe administron një portofol prej 10 markash të njohura, mes të cilave Mango, Geox, Parfois, Prenatal, Okaidi, Carpisa, Cortefiel, Springfield, Women Secret, Aldo dhe Tom Tailor. Aktualisht, aktiviteti zhvillohet në 17 dyqane fizike dhe në platformën online të kompanisë.
Albi Group, i krijuar mbi 30 vjet më parë nga familja Humolli në Prishtine, Kosove, ka kaluar nga një sipërmarrje e vogël familjare në një aktor të rëndësishëm në shitjen me pakicë, pasuritë e paluajtshme, shpërndarjen e mallrave të konsumit të shpejtë (FMCG), shërbimet ushqimore dhe mikpritjen.
Përmes angazhimit për kënaqësinë e klientëve, përgjegjësinë sociale dhe qëndrueshmërinë mjedisore, Albi Group kontribuon në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për komunitetin.
Pozicioni: Shites/e
Njesia: Carpisa Tirane
Vendndodhja: Rruga Myslym Shyri
Përmbledhje e rolit:
Fashion Group Albania kërkon të rinj të talentuar që e pëlqejnë një mjedis dinamik pune për t'u bërë pjesë e ekipit në dyqanin Carpisa Tirane. Personi që do të përzgjidhet do të kujdeset për shërbimin ndaj klientëve dhe për mbajtjen e një ambienti të sistemuar e mikpritës.