Përshkrimi
Rrjeti i marketeve dhe hipermarketeve SPAR e ka zanafillën në një dyqan holandez në vitin 1932 dhe sot shtrihet me mbi 13,300 markete në 48 shtete të botës. Që prej 20 Qershor 2016, SPAR Albania ushtron aktivitet edhe në Shqipëri, duke ofruar cilësi, risi dhe një përzgjedhje prej 40.000 produktesh që kanë sjellë një standard të ri në tregun vendas. Me 118 markete dhe 6 hipermarkete, SPAR pozicionohet mes kompanive kryesuese në këtë sektor.
Pozicioni i hapur është për Shitëse banaku në Qerret, Kavajë, në kuadër të Departamentit Operacional. Kjo detyrë ka si synim kryesor ofrimin e një shërbimi efikas dhe cilësor për klientët, duke garantuar gjithashtu mirëmbajtjen e hapësirës përkatëse. Aktiviteti i përditshëm i rolit përqendrohet te vendosja e produkteve në banak dhe shitja e tyre në të gjithë zonën promocionale që i përket departamentit.
Detyrat
- Të ketë njohuri shumë të mira për produktet dhe përdorimin e tyre, si edhe për magazinën e sektorit përkatës dhe funksionimin e dyqanit në tërësi.
- Të kujdeset që banakët dhe magazina të jenë gjithmonë të pastra dhe të sistemuara.
- Të verifikojë produktet përpara ekspozimit, duke u siguruar që etiketat, barkodet, çmimet dhe elementë të tjerë përkatës të përmbushin standardet e shitjes.
- Të mbajë nën kontroll afatet e skadencës për sektorin që mbulon.
- Të paraqesë produktet specifike dhe të kujdeset për mirëmbajtjen e testerave.
- Të marrë pjesë në proceset e inventarizimit të sektorit.
- Të zotërojë informacion të plotë mbi stokun aktual të sektorit përkatës.
- Të tregojë korrektësi në komunikim dhe mirësjellje ndaj klientëve dhe kolegëve.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
- Përvoja e ngjashme në punë konsiderohet përparësi.
- Të ketë aftësi për të bashkëpunuar në grup.
- Të jetë në gjendje të përdorë të gjitha pajisjet e nevojshme për realizimin e detyrave të punës.