Nëse librat, njerëzit dhe një ambient plot energji janë për ty, atëherë Bookland ka pozitën e duhur për ty si Shitëse në Librarinë Bookland te Galeria ETC. Në këtë rol do të jesh pika e kontaktit me lexuesit, duke i ndihmuar të gjejnë librin e tyre të radhës dhe duke krijuar një përvojë të këndshme blerjeje.
Puna jote e përditshme do të përfshijë shërbimin ndaj klientëve, rekomandimin e librave, mbajtjen e raftit të organizuar dhe kontribimin në një atmosferë të ngrohtë e mikpritëse. Do të punosh në një ekip ku komunikimi, mësimi dhe puna në grup janë në qendër.
Nëse do të komunikosh, të mësosh dhe mbi të gjitha i do librat, kjo është mundësia për të bërë pjesë të përditshmërisë tënde diçka që e do.