
Loris Parfum po kërkon një koleg të re dhe të fton të bëhesh pjesë e ekipit si Shitëse në Albi Mall, Prishtinë. Këtu do të jesh fytyra e markës, personi që i ndihmon klientët të gjejnë aromën e tyre të përsosur.
Në përditshmërinë tënde do të mirëpresësh klientët, do t'i këshillosh për produktet dhe do të kujdesesh që çdo përvojë blerjeje të jetë e këndshme e elegante. Do të punosh në një ambient të bukur e dinamik, ku komunikimi dhe kujdesi ndaj klientit janë në qendër.
Nëse të pëlqen puna me klientë dhe dëshiron të bëhesh pjesë e ekipit LORIS, kjo mund të jetë mundësia për ty.