Përshkrimi
EA PROMO & ONE GIFT po kërkon një shitëse për angazhim në dyqan.
Detyrat
- Të mirëpresë klientët dhe t’u ofrojë ndihmë gjatë qëndrimit në dyqan.
- Të prezantojë artikujt dhe të realizojë shitjen e tyre.
- Të përgatisë porositë dhe t’i paketojë ato.
- Të kujdeset për vendosjen dhe organizimin e produkteve në hapësirën e dyqanit.
- Të ruajë rendin dhe rregullin në vendin e punës.
- Të mbajë komunikim të rregullt me klientët dhe të tregojë kujdes ndaj tyre.
Kualifikimet
- Të ketë shkathtësi të mira në komunikim dhe në shitje.
- Të dallohet për përgjegjësi dhe korrektësi.
- Të sjellë energji pozitive dhe gatishmëri për të mësuar.
- Përvoja e mëparshme në shitje konsiderohet përparësi.
Orari i punës ofrohet në dy variante: 12:00–20:00 ose 14:00-20:00.
Vendndodhja e punës është në Rruga Dervish Luzha, Tiranë.