PATRON DANTEL
VEND I LIRË PUNE – SHITËSE
PROFILI I KOMPANISË
Patron Dantel është kompani që merret me shitjen e materialeve tekstile, dantellave dhe aksesorëve për modë dhe ka hapur një vend të lirë pune për pozitën Shitëse në Prishtinë. Për këtë rol kërkohet një person me aftësi komunikimi, përgjegjësi dhe interes për modën e shërbimin ndaj klientëve.
DETYRAT KRYESORE DHE PËRGJEGJËSITË
- Të prezantojë dhe të shesë materiale tekstile, dantella dhe aksesorë;
- T'i ndihmojë klientët të zgjedhin dhe të kombinojnë materialet, ngjyrat dhe modelet;
- T'u japë klientëve informacion për produktet dhe t'u sigurojë shërbim profesional;
- Të organizojë produktet dhe ekspozimin e tyre në showroom;
- Të verifikojë gjendjen e stokut dhe të raportojë produktet që mungojnë;
- Të punojë së bashku me ekipin për përmbushjen e objektivave të shitjes.
KUALIFIKIMET E KËRKUARA
- Eksperienca e mëparshme në shitje përbën avantazh;
- Njohja e materialeve tekstile dhe aksesorëve vlerësohet si avantazh;
- Komunikim i mirë dhe qëndrim profesional;
- Ndjenjë përgjegjësie, aftësi organizative dhe gatishmëri për bashkëpunim në ekip;
- Qasje energjike, ndërmarrje iniciative dhe aftësi për të përballuar punën në periudha me ngarkesë;
- Zotërimi i gjuhës angleze konsiderohet avantazh.
PËRFITIMET QË OFRON PATRON DANTEL
- Pagesë bazë prej 700 € bruto;
- Bonuse dhe komisione shtesë të lidhura me rezultatet në shitje;
- Mjedis pune me profesionalizëm dhe bashkëpunim;
- Trajnime për njohjen e produkteve dhe përdorimin e teknikave të shitjes;
- Hapësirë për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë;
- Kontratë pune në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Dokumentet e kërkuara