
Comodita Home fton kandidatët e interesuar për pozitën Shitës/e në dyqanin e saj në Ferizaj (The Village), ku do të jesh pjesë e një ambienti të ngrohtë që sjell cilësi dhe stil në çdo shtëpi. Në këtë rol do të jesh pika e kontaktit me klientët, duke i ndihmuar të gjejnë produktet e duhura dhe duke ofruar një përvojë blerjeje të këndshme.
Puna jote e përditshme do të përfshijë shërbimin ndaj klientëve, prezantimin e produkteve, mbajtjen e dyqanit të organizuar dhe kontribimin në arritjen e objektivave të shitjes. Do të punosh në një ekip energjik ku komunikimi i mirë dhe kujdesi ndaj klientit bëjnë diferencën.
Nëse të pëlqen puna me njerëz dhe dëshiron të zhvillohesh në fushën e shitjes, kjo është mundësia e duhur për ty.