PATRON DANTEL
KONKURS PUNE – 2 SHITESE
Patron Dantel, një kompani që merret me shitjen e materialeve tekstile, dantellave dhe aksesorëve të modës, po e zgjëron ekipin e saj dhe ka hapur 2 pozita për Shitëse në Prishtinë.
Kompania synon të angazhojë persona të motivuar, të komunikueshëm dhe me ndjenjë përgjegjësie, që duan të punojnë në një mjedis profesional dhe të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të Patron Dantel.
PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT
- Prezantimi dhe shitja e materialeve tekstile, dantellave dhe aksesorëve për klientët.
- Ofrimi i këshillimit për klientët gjatë zgjedhjes së materialeve sipas nevojave dhe kërkesave të tyre.
- Asistimi i klientëve në përputhjen e materialeve, ngjyrave dhe modeleve.
- Dhënia e informacioneve për veçoritë dhe mënyrën e përdorimit të produkteve.
- Ofrimi i kujdesit ndaj klientit për të siguruar përvojë pozitive gjatë blerjes.
- Organizimi, mirëmbajtja dhe paraqitja e produkteve në showroom.
- Sigurimi që produktet të jenë të sistemuara dhe të gatshme për prezantim.
- Mbikëqyrja dhe rregullimi i stokut në sektorin përkatës.
- Njoftimi i përgjegjësit për mungesa ose parregullsi të evidentuara.
- Bashkëpunimi me pjesën tjetër të ekipit për arritjen e objektivave në shitje.
KUALIFIKIMET
- Përvoja e mëhershme në shitje konsiderohet përparësi.
- Njohuritë për materiale tekstile, dantella dhe aksesorë konsiderohen avantazh.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe qasje profesionale në punë.
- Zotësi për të kuptuar dhe përmbushur kërkesat e klientëve.
- Aftësi organizative dhe ndjenjë përgjegjësie gjatë punës.
- Gatishmëri për bashkëpunim dhe punë në ekip.
- Energji, qëndrim pozitiv dhe iniciativë.
- Aftësi për të vepruar edhe në situata me ngarkesë pune.
- Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi.
ÇFARË OFRON PATRON DANTEL?
- Pagë bazë prej 600 €.
- Bonuse dhe komisione shtesë në varësi të performancës në shitje.
- Ambient pune të rregullt dhe profesional.
- Trajnim për produktet dhe teknikat e shitjes.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
- Kontratë pune në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Mundësi për t'u bërë pjesë e një ekipi në zhvillim.
PATRON DANTEL
Materiale • Dantella • Aksesorë për Modë