PIERRE CARDIN, markë e njohur franceze e veshjeve për meshkuj, po e zgjeron ekipin e saj dhe ka hapur vend pune në qendrën tregtare Prishtina Mall për pozitën e mëposhtme.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Të ofrojë shërbim cilësor, profesional dhe të kënaqshëm për klientët.
- T’u prezantojë klientëve produktet e dyqanit.
- T’i zbatojë procedurat e shitjes që nga momenti kur klienti hyn në dyqan.
- T’i njoftojë klientët për koleksionet e reja dhe t’i përshtatë nevojat e tyre me koleksionet e markës.
- T’i sistemojë artikujt në dyqan sipas madhësive dhe standardeve të brendit.
- Të përkujdeset për zëvendësimin e artikujve që mungojnë në dyqan.
- Të sigurojë që dhomat e provës dhe hapësirat e dyqanit të jenë të rregullta dhe të pastra.
- Të mbajë përgjegjësi për mallin që gjendet në dyqan.
Kushtet
- Të ketë të përfunduar shkollën e mesme; Diploma Univeritare konsiderohet përparësi.
- Të tregojë etikë të lartë profesionale dhe orientim të fortë ndaj shërbimit për klientë.
- Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim dhe në shitje.
- Të jetë i/e motivuar, i/e besueshme dhe me vullnet për punë.
- Të zotërojë mirë gjuhën Angleze.
Orari i punës është 6 orë, ndërsa kompensimi përfshin pagë bazë dhe bonuse.
Dokumentet e kërkuara