
A je energjik, komunikues dhe të pëlqen të ndihmosh klientët? Jora Center të fton të bëhesh Shitës në Komoran & Sllatinë, ku do të jesh fytyra e markës për çdo klient.
Në këtë rol do të presësh dhe këshillosh klientët, do të prezantosh produktet dhe do t'u ofrosh një përvojë blerjeje të këndshme. Çdo ditë do të jesh në qendër të shitjeve dhe kontaktit me njerëz.
Bëhu pjesë e ekipit Jora Center dhe sill energjinë tënde në çdo shitje.
Vendndodhja: Komoran & Sllatinë