Përshkrimi
E2S Group po zgjeron ekipin dhe kërkon të punësojë Shitës në dyqan për sektorin e materialeve elektrike, hidraulike dhe veglave të punës.
Detyrat
- Ofrimi i ndihmës dhe udhëzimeve për klientët gjatë përzgjedhjes së produkteve.
- Paraqitja e artikujve në mënyrë profesionale dhe realizimi i shitjeve.
- Organizimi i produkteve në dyqan dhe verifikimi i gjendjes së mallrave.
- Kujdesi për rendin dhe pastërtinë e hapësirës së punës.
Kualifikimet
- Përvoja në fushën e shitjes konsiderohet përparësi.
- Njohja e materialeve elektrike dhe hidraulike vlerësohet si e dëshirueshme.
- Kërkohen komunikim i mirë dhe korrektësi në përmbushjen e detyrave.
Adresa: Rruga Bajram Curri, Durrës