Përshkrimi
BOLV Group u krijua në vitin 1992 dhe renditet ndër grupet investuese më të rëndësishme e më të suksesshme në Shqipëri. Veprimtaria e BOLV Group përfshin ndërtimin, zhvillimin dhe administrimin e pasurive të paluajtshme, tregtimin me shumicë dhe pakicë të karburanteve, hotelerinë, prodhimin e produkteve inovative për industrinë e ndërtimit, si edhe shërbime të specializuara në fushën e nxjerrjes së naftës dhe gazit. Grupi vijon të zgjerohet në mënyrë të qëndrueshme dhe ndikon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve në qytetet ku ushtron aktivitetin, përmes zhvillimit ekonomik, hapjes së vendeve të punës dhe investimeve sociale.
BOLV Group vë në dispozicion një ambient pune profesional e dinamik, mundësi të barabarta punësimi, një paketë kompensimi tërheqëse dhe hapësirë për zhvillimin e talentit tuaj.
Nëse synoni të angazhoheni në një mjedis që krijon mundësi për rritje profesionale dhe ofron kushte pune me standarde të larta, atëherë BOLV Group mund të jetë zgjedhja e duhur për ju.
Kompania po zgjeron ekipin dhe kërkon Shites Karburanti.
Adresa e punës: Lezhe
Detyrat
- Shitësi mban përgjegjësi për realizimin e shitjeve të përditshme të karburantit.
- Mbikëqyr, regjistron dhe ndjek procesin e evidentimit të sasive të shitura në regjistrin financiar përkatës gjatë turnit, si edhe bën dorëzimin e vlerave dhe shumave financiare te përgjegjësi i pikës.
- Zbaton masat dhe përdor mjetet e përcaktuara, kur është e nevojshme, për mbrojtjen nga zjarri, respekton rregullat e sigurimit teknik për mbrojtjen e jetës dhe të mjedisit, si dhe përgjigjet për zbatimin e tyre.
- Ndalon në mënyrë të prerë lëvizjen e personave me mjete që mund të shkaktojnë flakë brenda territorit të pikës së karburantit.
- Ndërpret çdo punim saldimi apo prerjeje metali në territorin e pikës së karburantit ose pranë saj.
- Informon përgjegjësin e pikës së karburantit për mungesat në pajisjet e qendrës së mbrojtjes nga zjarri.
- Kujdeset që në territorin e pikës ku shet të mos ketë ndotje nga karburanti.
- Mbikëqyr në vazhdimësi depot me ujë (hidrante), të cilat duhet të jenë gjithmonë në gjendje gatishmërie.
- Administron me saktësi dhe në kohë të gjithë dokumentacionin e hyrje-daljeve, llogarive dhe bilancit material të volumeve të karburantit të kontrolluara nga instituti qendror teknik.
- Kontrollon qarkullimin e karburantit në depo dhe në pistoleta, duke mbajtur përgjegjësi për ndryshimet në sasi dhe cilësi të karburanteve në pikën ku ushtron shitjen.
- Kryen sistemimin dhe pastrimin e barërave të këqija rreth rezervuarëve të n/produkteve të naftes dhe në të gjithë territorin ku zhvillohet aktiviteti i shitjes me pakicë të karburantit.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
- Të ketë eksperiencë të mëparshme në profilin përkatës si shitës.
- Të jetë korrekt dhe i sjellshëm.