Përshkrimi
Globe e ka nisur veprimtarinë e saj në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike që prej vitit 2002, kur hapi showroom-in e parë “Electrolux” në Tiranë.
Kompania është e fokusuar te zgjerimi i vazhdueshëm i biznesit përmes zhvillimit të burimeve njerëzore, duke krijuar mundësi që secili të kontribuojë në suksesin e përbashkët. Ambienti i punës ofron hapësirë për t'u dalluar brenda një ekipi me talente, ide, këndvështrime dhe përvoja të ndryshme.
Pozicioni i lirë: Shites, Globe Kamez
Detyrat
- Administron procesin e shitjes së drejtpërdrejtë dhe angazhohet maksimalisht për të sjellë klientë të rinj.
- Ka njohuri shumë të mira mbi të gjitha karakteristikat e produkteve në sektorin ku punon.
- Harton zgjidhje të përshtatura sipas nevojave të klientëve të ndryshëm.
- Mirëpret klientët dhe i udhëzon drejt produkteve që kërkojnë.
- Kujdeset për mirëmbajtjen e sektorit të punës.
Kualifikimet
- Duhet të zotërojë aftësi shumë të mira në komunikim.
- Kërkohen njohuri të mira të gjuhes Angleze, ndërsa njohja e një gjuhe tjetër përveç saj përbën përparësi.
- Preferohet përvojë pune në një kompani të ngjashme.
- Kandidati duhet të jetë energjik, nismëtar dhe këmbëngulës.
- Nevojiten njohuri në përdorimin e programeve bazë kompjuterike.
- Duhet të ketë aftësi për të bashkëpunuar dhe punuar në grup.
- Kërkohet gatishmëri për të punuar me turne.