Përshkrimi
Kompania Globe vepron në tregtinë e pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike që nga viti 2002, kur hapi në Tiranë shoWroom-in e saj të parë “Electrolux’’. Kompania synon zgjerimin e vazhdueshëm të aktivitetit përmes zhvillimit të stafit, duke u krijuar të gjithëve mundësinë të kontribuojnë në suksesin e përbashkët. Ofron një mjedis ku mund të zhvilloheni mes një ekipi me talente, ide, këndvështrime dhe përvoja të ndryshme.
Pozicioni i lirë: Shites, Globe Durres
Detyrat kryesore
- Administron shitjet direkte dhe angazhohet maksimalisht për të siguruar klientë të rinj.
- Zotëron shumë mirë veçoritë e të gjitha produkteve në sektorin ku shërben.
- Harton zgjidhje të përshtatura për nevojat e klientëve të ndryshëm.
- Mirëpret klientët, i udhëzon dhe i orienton drejt produkteve që kërkojnë.
- Kujdeset për mirëmbajtjen e sektorit të punës.
Kualifikimet
- Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet e larta.
- Kërkohen aftësi shumë të mira komunikimi.
- Duhet njohje e mirë e gjuhës Angleze; njohja e një gjuhe tjetër, përveç gjuhës angleze, konsiderohet avantazh.
- Preferohet eksperienca në një kompani të ngjashme.
- Kërkohet person energjik, iniciativ dhe këmbëngulës.
- Duhet të ketë njohuri për përdorimin e programeve bazë kompjuterike.
- Kërkohet aftësi për punë në Grup.
- Duhet të jetë i gatshëm të punojë me turne.
Mirëpriten kandidatët që i përmbushin kriteret e mësipërme.
Globe mbështet zhvillimin e Karrierave dhe promovimin e Talenteve!