Përshkrimi
Kompania Globe ka operuar në tregtinë e pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike që nga viti 2002, kur hapi shoWroom-in e saj të parë “Electrolux” në Tiranë. Kompania synon zgjerimin e biznesit përmes zhvillimit të burimeve njerëzore, duke u krijuar të gjithëve mundësinë të kontribuojnë në suksesin e përbashkët. Ofron një mjedis ku mund të dalloheni në një ekip me talente, ide, këndvështrime dhe përvoja të ndryshme.
Pozicioni i lirë: Shites, Globe Durres
Detyrat
- Udhëheq shitjet e drejtpërdrejta dhe angazhohet maksimalisht për të sjellë klientë të rinj.
- Zotëron në nivel të lartë specifikat e produkteve të sektorit ku punon.
- Përgatit zgjidhje të përshtatura për nevojat e klientëve të ndryshëm.
- Mirëpret klientët, i udhëzon dhe i orienton te produktet që kërkojnë.
- Kujdeset për mirëmbajtjen e sektorit të punës.
Kualifikimet
- Të ketë kryer arsimin e lartë.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhes Angleze; njohja e një gjuhe tjetër përveç gjuhës angleze konsiderohet avantazh.
- Të ketë eksperiencë në një kompani të ngjashme.
- Të jetë person energjik, nismëtar dhe këmbëngulës.
- Të ketë njohuri për përdorimin e programeve bazë kompjuterike.
- Të ketë aftësi për punë në Grup.
- Të jetë i gatshëm të punojë me turne.
Mirëpriten kandidatët që i përmbushin kriteret e mësipërme.
Globe mbështet zhvillimin e Karrierave dhe promovimin e Talenteve!