Përshkrimi
Kompania Globe e filloi veprimtarinë e saj në tregtinë e pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike në vitin 2002, duke hapur në Tiranë shoWroom-in e parë “Electrolux’’. Globe synon zgjerimin e biznesit përmes zhvillimit të burimeve njerëzore, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të kontribuojnë në suksesin e përbashkët. Kompania krijon hapësira për t’u dalluar brenda një ekipi që ndërthur talente, ide, këndvështrime dhe përvoja të ndryshme.
Vendi i lirë i punës: Shites (M), Globe Durres
Përgjegjësitë
- Drejton procesin e shitjeve të drejtpërdrejta dhe angazhohet maksimalisht për të tërhequr klientë të rinj.
- Zotëron në nivel të shkëlqyer specifikimet e të gjitha produkteve të sektorit ku punon.
- Harton zgjidhje të përshtatura sipas nevojave të klientëve të ndryshëm.
- Mirëpret klientët dhe i udhëzon drejt produkteve që kërkojnë.
- Kujdeset për mirëmbajtjen e sektorit të tij të punës.
Kërkesat për kandidatin
- Të ketë përfunduar studimet e larta.
- Të zotërojë aftësi komunikuese të shkëlqyera.
- Të zotërojë mirë gjuhën Angleze; njohja e një gjuhe tjetër krahas saj vlerësohet si përparësi.
- Të ketë përvojë pune në një kompani të ngjashme.
- Të shfaqë energji, iniciativë dhe këmbëngulje.
- Të dijë të përdorë programet bazë kompjuterike.
- Të jetë i aftë të bashkëpunojë në grup.
- Të ketë mundësi të punojë me turne.
Dokumentet e kërkuara