staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë të Qeramikës, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Konsulent i Shitjes. Ajo ose ai do të jetë përgjegjës për ofrimin e shërbimeve profesional ndaj klientëve, prezantimin dhe shitjen e produkteve, si dhe realizimin e objektivave të shitjes.
PËRGJEGJËSITË:
- Mirëpret klientët nga momenti i hyrjes në showroom, të prezantojë produktet, të realizojë shitjen, të merret me finalizimin e inkasimit të pagesës
- Të jetë tip energjik dhe i afrueshëm me konsumatorët, të komunikojë lehtësisht me të gjithë tipet e njerëzve
- Identifikon nevojat dhe kërkesat duke i këshilluar klientët për dizajnet dhe trendet e fundit të industrisë
- Mendojë në mënyrë kreative për dekorimin e ambienteve të klientëve
- Ofron informata për karakteristikat e produkteve, çmimet, kushtet e shitjes dhe shërbimet e kompanisë
- Bashkëpunon me ekipin dhe departamentet përkatëse për realizimin efikas të porosive dhe kërkesave të klientëve
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Preferohet t`i ketë të përfunduara studimet baçelor (jo obligative)
- Preferohet përvojë pune në industrinë e shitjes, arkitekturës apo relevante
- Aftësi të mira të komunikimit dhe prezantimit
- Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office
- Organizim, korrektësi dhe përgjegjësi në kryerjen e detyrave
- Të ketë vetë iniciativë për të punuar i/e pavarur dhe në grup
OFERTA:
- Pagë 750€ neto
- Bonus për çdo shitje të realizuar
- Orari i punës nga e Hëna në të Shtune, me ndërrime 8:00–16:00, 9:00–17:00 ose 10:00–18:00
- Tri (3) të shtuna pune dhe një (1) të shtunë pushim gjatë muajit
- Sigurim shëndetësor
- Telefon dhe kompensim i shpenzimeve të telefonit
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 30.08.2026. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.