Shërbim ndaj Klientit - Gjuhë Italiane
Kompania është në fazë zgjerimi.
Po kërkohet një Përfaqësues/e i/e Shërbimit ndaj Klientit me zotërim të rrjedhshëm të gjuhës italiane për zyrën në Prishtinë.
Përgjegjësitë:
- Të ndihmojë klientët gjatë caktimit të termineve në një prej klinikave të kompanisë.
- Të kthejë përgjigje në kohë ndaj kërkesave të klientëve përmes telefonit, email-it ose chat-it.
- Të mbështesë klientët në rishqyrtimin e anulimit të termineve të tyre.
- Të përfaqësojë kompaninë duke dhënë informacione të sakta për produktet, politikat dhe procedurat.
- Të ofrojë të dhëna të sakta, të dobishme dhe të plota duke ndjekur proceset e brendshme të kompanisë.
- Të mbajë evidencë të saktë për komunikimet dhe aktivitetet me klientët.
Kërkesat:
- Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim.
- Të posedojë së paku 1 vit përvojë në shërbim ndaj klientit.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës italiane në nivelin B2, C1 ose C2.
Çfarë ofrohet:
- Pagë konkurruese.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.
- Mjedis pune i ngrohtë dhe mikpritës.
- Mundësi bashkëpunimi me një ekip global dhe bashkëpunues, si edhe benefite të tjera shtesë.